I është vënë zjarri gjatë orëve të vona të mbrëmjes zyrës së noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.
Bëhet me dije se persona të paidentifikuar ende i kanë vënë zjarrin zyrës në qendër të qytetit dhe më pas janë larguar.
Mirëpo kujtojmë që noteri Anagnosti është arrestuar pak ditë më parë pasi akuzohen së bashku me persona të tjerë për tjetër sim prone, ku edhe Gjykata vendosi për të masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor.
Kujtojmë që për tjetërsim prone në Sarandë është arrestuar Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Rovena Alikaj, noteri Aleko Anagnosti, dhe 3 biznesmenët Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndërsa në kërkim është shpallur ish drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola dhe 2 biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega.