Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar polak.

Bëhet me dije se turisti 18-vjeçar është gjetur i pajetë në pishinën e hotelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se cili ka qenë shkaku i  vdekjes.

Mësohet se i riu polak ka qenë duke notuar me prindërit e tij, të cilët në një moment kanë dalë nga uji për të pirë një cigare, teksa të riun e lanë duke notuar.

Në momentin që ata janë kthyer e kanë gjetur 18-vjeçarin në fund të pishinës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon…