Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostime, shtetasi S. Xh., 69 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është rrëzuar.

Si pasojë është dëmtuar 69-vjeçari, i cili është dërguar në spitalin e Cërrikut për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.