Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bezhdilin, i akuzuar pr rëmbimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës në janar të vitit 2020.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Sipas SPAK, mësohet se 30-vjeçari, Festim Bezhdili, ka marrë furgonin nga ambjentet e resortit së bashku me trupin e dyshuar si të pajetë dhe e ka transportuar jashtë ambjenteve ku dyshohet se e ka fshehur kufomën.

Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng  më 17 janar të 2020-ës në Kamzë. 49 vjeçari humbi jetën për shkak të torturave, pasi u rrëmbye dhe do të dërgohej në resortin “Golden’ në  periferi të Shijakut.

Vijon….