Një tjetër vrasje ka ndodhur në Sarzanë, shumë pranë vendit ku u gjet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare.
Viktima është një transgjinore, trupi i të cilit ishte i mbuluar me ferra. Jo shumë larg vendit të ngjarjes ndodhej makina e saj, ku u gjetën gjurmë gjaku.
Sipas raportimeve, viktima është vrarë me armë zjarri. Në trupin e saj, të hedhur mes ferrave janë gjetur shenja dhune.
Mediat italiane informojnë se një pistë e hetuesve është vrasja e prostitutës shqiptare dhe e travestitit nga i njëjti person. Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit.
35-vjeçarja shqiptare u gjet në argjinaturën e një përroi, me shenja dhune dhe e mbuluar me gjak. Mësohet se Nevila Pjetri ka tentuar të vetëmbrohet por nuk ia ka dalë pasi është qëlluar pas koke.
Një nga pistat e hetuesve është se shqiptarja mund të ketë dashur që të mos prostituonte më ose të dilte më vete. Ndaj është “firmosur” urdhri i saj i vdekjes.
Hetuesit raportohet se kanë shoqëruar një burrë për tu marrë në pyetje.