Skena erotike, denigrim, banalitet, për etikë as bëhet fjalë.

Pamje skandaloze janë transmetuar së fundmi në Top Channel, nëpërmjet emisionit “Më lër të flas”, drejtuar nga Romeo dhe Donald Veshaj.

Në orën 21.00 të mbrëmjes janë transmetuar pamje banale. Dy vajza, të ashtuqujtura Vip-a të ftuara në emision janë lagur me qumësht, duke provokuar skena seksuale.

Në çdo vend të botës ky emision, kjo skenë do të kishte shkaktuar një skandal, si për fashën e orarit kur është transmetuar ashtu edhe për skenën e krijuar.

Çfarë vlerash morale mund të përcjellë tek një adoleshent , tek një fëmijë, kjo skenë, përveçse dengrim dhe turp?

Thyerja e tabuve nuk do të thotë të njehsohesh me kafshët, të dalësh publikisht , sa i veshur i zhveshur me trurin që s’ka rëndësi fare, duke prodhuar banalitete.

Ajo që është më e rëndë në këtë situatë, është heshtja e AMA-së.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili  ligjërisht është ishte institucioni i parë që duhej të ngrinte zërin dhe të merrte masa ndaj Top Channel.

Banaliteti, seksizmi, erotizmi, janë bërë të modës në televizionet tona.

AMA, e cila monitoron mediat audio-vizive, nuk duhet të lejohë që në emisionet, objekti të jetë degjenerimi dhe shthurja e rinisë shqiptare./CNA.al