Kërcënoi me armë zjarri fqinjin e tij, shpallet në kërkim 58-vjeçari nga Karbunara
Shtetasi Fuat Kapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë të Selenicës, është shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë, pasi ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin N. Xh., 68 vjeç. Policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, që 58-vjeçari e ka hedhur sapo ka parë efektivët, ndërsa u arratis me anë të automjetit të tij tip “Benz”.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë zjarri.
Shpallet në kërkim 58-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij.
Sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe municion luftarak.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Karbunarë, Selenicë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. K., 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshm