Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka deklaruar se lufta në Ukrainë po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në mbarë globin.

Gjithashtu, ajo vuri në dukje inflacioni është në “nivele të papranueshme” gjithashtu u përpoq të nënvizonte se nuk është një problem ekskluziv për Shtetet e Bashkuara.

“Lufta e Putinit në Ukrainë po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në nivel global. Ne nuk jemi i vetmi vend që përjetojmë inflacion. Ju mund ta shihni këtë pothuajse në çdo vend të zhvilluar anembanë botës”, është shprehur ajo.

Jellen theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë imune ndaj goditjeve globale të energjisë.

“Ne jemi pjesë e tregjeve globale të naftës që janë subjekt i ndikimeve gjeopolitike. Duke pasur parasysh natyrën globale të këtyre tregjeve, është praktikisht e pamundur për ne që të izolohemi nga goditjet si ato që po ndodhin në Rusi që lëvizin çmimet globale të naftës.”