Ndërkohë që shiu i rrëmbyeshëm po bllokon lagjet e qyteteve, stuhia ka bllokuar dhe aksin Elbasan – Librazhd, ku nga era e fortë është rrëzuar një pemë duke bërë kështu të pamundur qarkullimin e makinave.
Është dashur nderhyrja e zjarrfiksësve dhe policisë që të hapin rrugën. Ndërkohë qê po merren masat për hapjen e rrugës , qarkullimi po bëhet vetëm me një kalim.