Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debutuar në Kuvend me demokratin tjetër, deputetin e Rithemelimit Flamur Noka. Bardhi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar mesazh demokratëve të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike duke mbrojtur interesat e Ramës.
“Merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët pse jen bashkuar me socialistët për të bllokuar komisionin pr investimet strategjike.
Pse ka nisur Berisha mesazh te deputetët e tij që të votojnë kundër komisionit. Sa i takon elektoratit unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde. Ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia”, tha Bardhi.
Në këtë çast Noka tentoi të replikojë por u ndërpre nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj. “Replikë mbi replikën nuk ka. Problemet që keni mes jush zgjidhini te partia juaj”, u shpreh ajo.