Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-A. C., 42 vjeç, banues në fshatin Letan Elbasan, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Fyerja”, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, si dhe ka fyer shtetasin P. C., 78 vjeç, banues në fshatin Letan.
-F. S., 54 vjeç dhe H. S., 61 vjeç, pasi në Lagjen “5 Maji”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A.B., 32 vjeç, banues në Elbasan.
-D. S., 20 vjeç dhe G. Q., 56 vjeç, banues në fshatin Mjekës Elbasan, përkatësisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi shtetasi D. S. duke qarkulluar me automjet ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të ndaluar, ndërsa shtetasit G. Q. (pasagjer në këtë mjet), gjatë kontrollit në banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.