Avokat Spartak Ngjela thotë se dy vrasje që kanë tronditur politikën shqiptare, janë bërë nga vrasës me pagesë. Sipas tij, vdekja e Sokol Olldashit dhe Kosta Trebickës janë provuar që janë bërë me pagesë.
“Po politika a ka vrarë? Dy vrasje kemi ne që mendohet se i kanë bërë vrasësit me pagesë. Është Olldashi dhe ai, Trebicka. Dihet që janë vrarë ata nga vrasësit me pagesë. Të shkon mendoja po janë involvuar këta në këto dy vrasje se këta janë provuar që janë vrasës. Edhe Trebicka dhe Olldashi janë provuar që janë vrasje, se nuk është provuar si të ketë dalë ai kur ka rënë makina nga 40 metra”, ka thënë avokati.
Ngjela ka folur dhe për dëshmitë e të penduarit të drejtësisë. Sipas tij, prokurorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm pasi Nuredin Dumani mund të kalojë “në delir”.
“Pentito kalon në delir dhe çfarë i ndodh. I duket se sa më shumë të dëshmojë, sa më shumë krime të tregojë sikur është më afër me shtetin. Dhe hetuesit duhet të jenë shumë të vëmendshëm se e kanë në natyre të tyre patologjike, se i duket vetja detektiv. Se kanë lidhje këta me njeri-tjetrin, vrasësit me pagesë e njohin veprimtarinë e njëri tjetrit”, është shprehur ai në emisionin “Pikat mbi i”.
“Duhet të dimë që vrasësit me pagesë nuk marrin porosi direkt nga politika, politika lëshon kalorësit dhe kalorësi shkon tek vrasësit me pagesë. Fakti që presidenti ka qenë i implikuar dhe janë fakte dhe do hetohen…”, vijoi avokati.