Forcat speciale të RENEA-s kanë zbarkuar pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës, ku po kryejnë kontrolle për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Sipas News 24 kontrolle janë në lokale dhe zona të qytetit, ku dyshohej se strehoheshin personat të shpallur në kërkim.
Deri më tani nuk informacione për persona të shoqëruar dhe nuk ka asnjë njoftim nga policia.
Kujtojmë gjithashtu se ditën e djeshme Forcat Operacionale të RENEA-s zhvilluan kërkime për kapjen e personave në kërkim në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit, lidhur me rrëfimet e “serial killerit” Nuredin Dumani.