Reperi i Çikagos, FBG Cash, muzika e të cilit fokusohej tek paratë, dhuna dhe kërcënimet e rivalëve, u qëllua për vdekje të premten.
raporton se reperi, emri i vërtetë i të cili është Tristian Hamilton, mori plagë të shumta nga të shtënat me armë zjarri çka rezultuan fatale.
Ai u qëllua brenda automjetit të tij në një lagje të Çikagos. Me të në makinë ishte dhe një femër, e cila gjithashtu është plagosur dhe tani ndodhet në gjendje kritike. Emri i saj nuk u identifikua në media.
Autorët raportohet se ishin me një makinë të zezë, kur ndaluan, dolën dhe hapën zjarr ndaj automjetit të FBG Cash. Më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Policia po heton dhe po punon për identifikimin e tyre.
Videoklipi më i fundit muzikor nga FBG Cash, i titulluar “Intro”, doli vetëm dy javë më parë.