Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore këtë të shtunë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Studentët do të kenë dy orë e gjysmë kohë, pasi provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30.

Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Dy ditë më parë, më 9 qershor, maturantët ju nënshtruan provimit të parë, atij të gjuhës së huaj.  Gjithsej ishin 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës duhet të marrte minimumi 25% të pikëve, pra mbi 15 pikë.

Ndërkohë, nëse maturanti kapet me telefon apo shkelje të tjera penalizohet dhe e jep atë sërish në shtator. Matura Shtetërore ka gjithsej katër provime: Gjuha e Huaj më 9 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia në 11 qershor (sot), Matematika më 17 qershor dhe Lënda me Zgjedhje në 24 qershor.

Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin studentët. Përgjigjet e provimit do të dalin jo më vonë se 30 qershori