Dy aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në harkun e pak minutave në rrugët e Lezhës që për fat të mirë kanë përfunduar pa viktima. Një automjet ku udhëtonin tre vajza ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në rrugën Shënkoll-Tale.
Ato janë ndihmuar menjëherë nga banorët e zonës dhe kanë mundur të dalin nga makina pa pasoja apo lëndime. Pak minuta më vonë në një tjetër rrugë, një automjet është përplasur me motoçikletë. Aksidenti ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin, ku për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, raporton korrespondenti i Panorama.al.
Për të dy aksidentet policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të tyre.