Moderatorja Alketa Vejsiu ka rrëfyer një ndër momentet më të trishta të jetës së saj duke dhënë gjithashtu edhe një mesazh motivues për publikun.
Moderatorja tregoi se ka qenë shumë e gëzuar kur prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze. Vejsiu tregon pas larjes, këto atlete u vendosën nga nëna dhe babai i saj në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje. Moderatorja rrëfen se atletet që ishin puna e një viti, u dogjën. Ajo tregoi se ky ka qenë një ndër momentet më të trishta të jetës së saj, por pastaj ka kuptuar që edhe të mos kesh atletet mund t’i bësh gjërat që do duke dhënë kështu një mesazh mjaft motivues dhe domethënës për të gjithë.