Dy djem të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç janë larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët
Ka qenë nëna e tyre D. K., 49 vjeçe e cila dy javë pas largimit të tyre nga banesa ka bërë kallëzim në polici duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.