Kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe rolin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Volodomyr Zelensky në Kiev.
Rama tha se Kosova po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shtete tjera me sanksione kundër Rusisë, edhe pse Ukraina nuk e ka njohur.
Rama-Zelensky-t: Kosova po ju mbështet, pavarësisht se nuk e keni njohur
15/06/2022, 20:29 0
Kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe rolin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Volodomyr Zelensky në Kiev.
Rama tha se Kosova po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shtete tjera me sanksione kundër Rusisë, edhe pse Ukraina nuk e ka njohur.
“Ka edhe një gjë që ende nuk munda ta flas me presidentin, por dua t’ja them më vonë. Ballkani Perdimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht konteksteve të ndryshme, pavarësisht marrëdhënieve me Rusinë. Por, ka edhe një vend të 6 që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova e cila pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe me mbështetje të plotë.
Kjo do të thotë se jemi në një linj të mirë përkufizuar, pastaj çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë, besoj fortë që është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama.