Një automjet është konstatuar mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Çekrezës. Mësohet se makina është e zhytur tërësisht në ujë në distancën 20 metra nga diga.
Sipas burimeve policore është kërkuar asistenca e ushtrisë për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga rezervuari. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë policia në njoftimin për mediat thekson se drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet zjarrfikëse bashkë me polumbarët e RENEA-s.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.