Gazetarja e njohur, Sonila Meço, e ftuar në episodin e ‘Ndryshe’, në Top Albania Radio, ka folur për tema që rrallëherë jemi mësuar ta dëgjojmë.
E pyetur nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar gazetaren, ajo tha: “Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar”.
Ndërsa nëse ka ndonjë politikan të preferuar, që nuk i bën pyetje provokuese, Meço ka deklaruar: “Pyetje i bëj, pavarësisht se i bëj ndonjëherë me kthesë, simpati jo nuk kam për politikanët jo, si njerëz po, ka njerëz të vecantë që janë në politikë, por si politikanë janë të përjashtuar vetvetiu nga simpatia. Unë kam kohë që nuk kam votuar, kam votuar vetëm në 25 prill, dhe votova djathtas. Jo se ishte programi djathtas por në një moment mendoja se ndryshimi ishte i nevojshëm”.
Ndërsa duke folur për ëndrrën e saj në sirtar, gazetarja u përgjigj:
“E kam një program në mendje që i jam afruar para disa vitesh po nuk ka qenë i plotë. Dua një emision që të dal në pension me të. Jam xhol i ekranit sepse kudo të më hedhësh do bie në këmbë,”-shprehet Sonila.
Disa nga pyetjet pikante:
Në takimet e dashurisë shkoje me vonesë?
Shumë pak, po themi diku mes 45 minuta e një orë e çerek, e pallogaritshme.
E mban mend vendin?
Nëse nuk do merreshe me televizion?
Stomatologe, por nëna ime do këmbëngulte duke qenë mjeke okuliste, do isha shumë e pasur tani, dy klinika…
Pse ke mbaruar për Financë?
Rastësisht, i kam marrë vendimet gjithmonë në moment të fundit, do kisha klinikat e mia, leku lekë..
Gjatësia të ndihmon në stomatologji?
Me gjithë këto teknika nuk e di të të them.
Kë ke konkurrente në televizion ti?
Po pse e thua femërore dhe jo mashkullore? Kjo është pyetje e bezdisur ..Kam shumë. Jo vetëm një, duke qenë se kam shumë, nuk më del koha.
Ti je me shume e bukur apo e zgjuar?
Ua po s’do mend ajo pune, ajo eshte e dukshme. Zgjuarsia e bukuria eshte ne syte e atij qe e shikon. Jam e zgjuar per kete lloj pamje.
Gjatesia jote te ka ndihmuar te intimidosh meshkujt ne jeten tende?
Uff, pafund. Dallimi mes nje interviste te fituar nga une dhe fitores nga i ftuari jane vetem nje pale taka. Se une duke qene 1.80 e gjate vjen i ftuari e une e pres ne kembe.
Mund te vije ti prezantuese ne Portokalli?
Sonila eshte xholi i ekranit se kudo te me hidhje bija ne kembe.