Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire zonën “Kënetës” pranë bregdetit të Tales në Lezhë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 17:00 dhe të favorizuara dhe nga era janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.

Dy automjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.