Një i ri është gjetur i varur pak para mesnate, në portin e ri të Igumenicës.
Sipas informacioneve të para të thespro.gr, bëhet fjalë për një emigrant, origjina e të cilit ende nuk është bërë publike, i cili është varur në një pemë, pak para hyrjes së portit të ri të Igumenicë
Në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e EKAB-it për të marrë trupin e emigrantit fatkeq, si dhe persona të Policisë dhe të Rojës Bregdetare.
Sipas informacioneve, pavarësisht përpjekjeve të njerëzve të EKAB-it për ta rikthyer në jetë, emigranti nuk ka mundur të mbijetojë.