Në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë ka pasur një mos koordinim për mbajtjen e fjalëve. Kjo u duk qartë kur donte të filste ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.
Edhe pse Balluku e pyetu “si e kemi radhën për të folur”, Rama nuk kurseu ironitë, duke i thënë se nuk duhet tja merrte fjalën koleges së saj të Kosovës.
“Mos u nxit t’ja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë”, tha Rama.
Balluku: Si e kemi radhën për të folur
Rama: Këtu radhën e zgjidhni vetë, sepse besoj që kur flas unë, ti nuk do ja marrësh. E kemi ndryshuar, Albini ja jep të parëve atyre që kanë ardhur nga Shqipëria, unë ja jap të parëve atyre që kemi gjetur këtu. Kështu që mos u nxit tja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë