Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Cekin të Gramshit. Bëhet me dije se është përfshirë nga flakët një stallë bagëtish në pronësi të kryeplakut të fshatit.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, pasi në momentin e rënies së zjarrit bagëtitë kanë qenë jashtë stallës.
Zjarrëfikësit brenda një ore kanë bërë të mundur që të shuajnë flakët.