Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se vendit i duhet një Kushtetutë e re. Manjani tha se populli duhet ftuar për një marrëveshje të re me shtetin ndërsa shtoi se të dyja mungojnë.
Sipas tij, populli po largohet nga vendi ndërsa shteti nuk ekziston pasi është në duart e një klike. Për situatën aktuale Manjani deklaroi se kemi një shtet monopartiak si i Enver Hoxhës.
Populli po largohet, shteti nuk ekziston, është në duart e një klike. Duhet marrëdhënie populli dhe shteti i tij.
Për fat të keq, shqiptarët, kemi në memorie një shtet partiak, shtetin e kemi ose multipartiak, ose monopartiak siç është ky tani dhe shteti i Enver Hoxhës. Ky nuk është shtet, por pushtet.
Duhet një Kushtetutë e re, se aktualja është qelbësirë Kushtetutë, e vetmja në rruzullin tokësor që ka fjalën korrupsion brenda.
Turpi estetik në të shkruarin e Kushtetutës ka arritur kulmin.”-tha Manjani.