Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga kalimi i masave të nxehta të ajrit.
Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga orë të gjata me diell dhe vranësira në pjesën verilindore të vendit.
Në zonën e alpeve në mesditë shi i izoluar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.
Valëzimi i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 17 deri 31°C, në zona e ulëta 19 deri 36°C,në zona bregdetare 20 deri 33°C