Njohës i çështjes së integrimit Ilir Aliaj u shpreh në Debat se çështja e vetos bullgare nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se ajo është një mekanizëm i bllokut për të na mbajtur ku jemi pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e meritojnë hapjen e negociatave.
Sipas Aliajt, nëse Brukseli dhe Uashingtoni do të kishin dashur heqjen e vetos, ajo do të ishte hequr menjëherë, vetëm me një telefonatë drejt Bullgarisë.
Vetoja bullgare ishte e vërtetë apo një pretekst i Bullgarisë? Unë mendoj se nuk ka pasur një veto bullgare. Mendoj se kjo veto është një mekanizëm për të na mbajtur këtu ku jemi sepse nuk e meritojmë hapjen e negociatave. Sigurisht që Bullgaria është përdorur si masha e Bllokut. Sofja me një telefonatë nga Brukseli apo Uashingtoni do të ngrihej në këmbë për të hequr veton. Ne nuk e meritojmë. Shikoni raportet. Ne nuk kemi probleme me Bullgarinë”, u shpreh Aliaj.