Rezoluta e paraqitur në Kuvend nga deputetët mbështetës të Rithemelimit për dënimin e genocidit serb në Kosovë, ka përplasur sërish këtë të enjte ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Berisha ka akuzuar Nikollën se “e trajton Kuvendin sipas urdhrave që merr nga Edi Rama” dhe se “po nxit konfliktualitetin”, ndërsa iu drejtua duke i thënë se “nuk është Parlamenti dyqani jot”.
Nga ana tjetër, Nikolla u shpreh se në Konferencën e Kryetarëve është dakordësuar që t’i drejtohen Kuvendit të gjitha grupet parlamentare me një projekt rezolutë të përbashkët.
Replikat
Berisha: Nuk keni asnjë tagër përvec mosluajalitetit të plotë ndaj këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë.
Nikolla: E kemi sqaruar
Berisha: Jo nuk ke sqaruar asgjë.
Nikolla: Duhet të shkojmë me një projekt rezolutë të unifikuar
Berisha: Ju shkruani rregulloren e parlamentit, kryeni krim se shkelni ligjin e parlamentit. Ligji përcakton cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Sipas këtij ligji rezoluta brenda 3 ditësh shqyrtohet në kryesine e parlamentit. Rezoluta për genocidin e krimet e barbarëve serbë ka tre javë që pret të shqyrtohet. E në fund moj zonjë nuk është parlamenti dyqani yt.
tha një filan deputet që këtë rezolutë ta dërgojmë në komisionin e jashtëm
por ligji i parlamentit…Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive të padenjë sipas urdhrave që merr nga Edi Rama, e këtu sa rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament e bëni më disfunksional. Pse u djeg ju dënimi i genocidit serb në Kosovë
apo se padroni
Nikolla: Dëshira juaj për të bërë punë të nxituar e pa dakordësi kërkon përgjigje.
Berisha: Je në provokatore e paskrpullt, provoon nje parlament, nje opozitë, nje popull opozitar.
Nikolla: Dua ta sqaroj për të mos pasur asnjë sensibilitet negativ për cështjen.
Konferenca e kryetareve e ka marrë në shqyrtim e ka dakordësuar që të kemi rezolutë të dakordësuar nga gjithë palet e t’ja paraqesim Kuvendit, gjithë të tjerat janë abuzime