Një foto në rrjetin social Instagram ku Bojken Lako shfaqet duke mbajtur dorën e një vajze u përfol gjatë një rrjet si një konfirmim që kantautori ka nsiur një lidhje të re.
Dhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka dhënë disa detaje gjatë një interviste në “Ëake Up”. I pyetur për foton që publikoi pak kohë më parë, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”
Ndërkohë nuk dha asnjë informacion se kush është vajza në fjalë dhe nëse është figurë publike apo jo.
“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këstu është si të thush maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”- tha ai duke mos dhënë shumë detaje.
Vitin që lamë pas ish-partnerja e tij Semi Jaupauj konfirmoi ndarjen nga ai duke treguar se kanë mbetur miq të mirë. Këtë gjë e ka vërtetuar përsëri vetë këngëtarja, e cila para disa javësh ka postuar në Instastory një video, ku shihet se është nën shoqërinë e ish-partnerit të saj. “Shoku im më i mirë i jetës”– shkroi Semi krahas videos.
Gjatë intervistës ai rrëfeu edhe reagimet që ka pasur pas lajmeve së është dënuar me tre vite burg. Bojkeni tha se e kanë telefonuar shumë njerëz nga më të ndryshmit.
“Jo more burrë. Shumë njerëz më kanë telefonuar, njerëz me kuriozitet, njerëz me buzë në gaz, të mërzitur, të habitur. Kishte dhe nga ata që e kuptonin teprimin e zhurmës dhe që kur hapja telefonin ishte qeshje nga dy palët, “sa i famshëm je bërë.” U teprua pak, unë jam pjesë e jetës si cdo njeri pavarësisht se ne që merremi me artin jemi pak më të ekspozuar. Që në këtë moment kur kalohen ato limitet njerëzore është shqetësuese.”– zbuloi ai.
Kujtojmë se Bojken Lako u dënua nga gjykata e Tiranës me 3 vite burg për ndërtimi të paligjshëm, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove.