Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë dalë në protestë për ujin. Burimi i vetëm që ata kanë është ai i Senecit, të cilin bashkia do t’ua marrë për të furnizuar pesë fshatra të tjera.
Edhe pse nuk është pronë e tyre me dokumente, banorët shohin këtë burim si të vetmen pasuri për fshatin.
“Të vdes unë që të ngjallet ai tjetri?”
Edhe pse nuk është pronë e tyre me dokumente, banorët e shikojnë këtë burim si të vetmen pasuri për fshatin.
“Është një burim që quhet Sinec. Ne me të mbajmë familjen dhe mbijetojmë, jo se pasurohemi.”
Dine diçka edhe për të fshehtat e projektit të bashkisë. Kanë të dhëna se është një akt korruptiv, përmes të cilit po qarkullojnë miliona lekë.
“Për mendimin tim është një akt korruptiv, për të vjedhur 5 miliardë lekë të vjetra.”
Thonë se nëse punimet për këtë ujësjellës nuk ndërpriten ata do të përshkallëzojnë protestat, duke bllokuar edhe rrugën nacionale.
“Ne do të bëjmë sakrificë sa të jetë e mundur dhe do ta mbrojmë dhe me gjak. Do të bllokojmë rrugën.”
Bashkia e Kuçovës, deklaron se ky projekt do të furnizojë 5 fshatra, ndërsa uji i burimit të Sinecit shërben edhe si ujë vaditës që qindra hektarë tokë.
Ora news