Ish- kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një foto dhe një mesazh në rrjetet sociale këtë të shtunë, për të kujtuar protestën e thirrur më 7 korrik në kryeqytet.
“Protesta po vjen!
Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb”, shkruan Berisha.
Të premten, në konferencën me mediat, Berisha shpalli atë që e quajti “Frontin per Shpetimin e Shqiperise”.
“Protestat duhet të jenë të atilla që nuk do të ndalen deri në realizimin e qëllimit. Kush do të jetë kjo protestë, do të përcaktojë vetë protesta. Kjo lëvizje është një front për shpëtimin e Shqipërisë. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”, u shpreh Berisha.