Vijojnë të jenë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.
Në qytetin e Elbasanit kjo nxehtësi vështirëson akoma dhe më shumë lëvizjet e qytetarëve të cilët këto ditë i sheh me një shishe ujë në dorë.
Vështirësi hasin moshat e treta ku dhe lëvizjet e tyre janë më të reduktuara. Vendet për të qëndruar nën freskinë e hijeve të pemëve janë të pakta në qytetin e Elbasanit, duke e bërë për qytetarët akoma dhe më të vështirë përballimin e të nxehtit afrikan.
Ata shprehen për Egnatia News se këto ditë të nxehta kanë reduktuar lëvizjet e tyre pasi Bashkia Elbasan, nuk ofron ambjente të përshtatshme për ti mbrojtur ata nga dielli përvëlues.
Këto ditë të nxehta shohim që qyteti Elbasanit para orës së mesditës është i boshatisur nga qytetarët.