Në një deklaratë për shtyp ditën e sotme nga selia blu sekretarja për Organizitat Partnere në Partinë Demokratike, Megi Balliu ka deklaruar se Barometri i Ballkanit ka konfirmuar alarmin e saj për gjendjen e shqiptarëve.
Sipas një sondazhit të kryer nga ky barometër 42% e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë.
88 përqind e shqiptarëve mendojnë se hendeku i pasurisë është thelluar
Sipas Partisë Demokratike shqiptarët pasi kanë humbur ‘luftën e klasave’ nuk shohin alternative tjetër, veçse të largohen.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:
42 përqind e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë.
Shifra alarmante vjen nga Barometri i Ballkanit, një sondazh vjetor i Këshillit të Bashkëpunimir Rajonal.
Vendimi për të ikur kuptohet më qartë, po të vëresh një tjetër shifër të sondazhit.
88 përqind e shqiptarëve mendojnë se hendeku i pasurisë është thelluar.
Pasi kanë humbur ‘luftën e klasave’, shqiptarët nuk shohin alternativë veç emigrimit.
Partia Demokratike dëshiron të theksojë edhe njëherë rrezikun e shpopullimit të vendit.
Të gjithë treguesit, të gjitha sondazhet, e dëshmojnë këtë.
Përsëritja e faktit dhe mesazhit nga opozita nuk bëhet për qëllime të tjera, por veç një arsye: një Shqipëri e boshatisur përbën një emergjencë kombëtare.
Kjo kambanë bie për ata që kanë veshë! Me sa duket, jo për qeverinë, që bën veshin e shurdhër.
Ata shohin oborrin e tyre dhe thonë: qentë le të lehin, karvani të bëjë përpara!
Ne shohim karvanin e njerëzve që ikin dhe një Shqipëri në rrezik.