Një biznes fasonerie në Vlorë është shkatërruar si pasojë e një zjarri që e përfshiu atë mesnatën e së dielës.

Fasoneria e djegur është në pronësi të një shtetasi i cili dyshon se zjarrvënia në biznesin e tij është e qëllimshme.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në fasoneri.