Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Berat, ku një nënë ka humbur jetën bashkë me fëmijën e saj, 6 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, kur makina që drejtohej nga gruaja me inicialet K. Xh., ka rënë në lumin Osum.
Ndërhyrja e qytetarëve ka qenë e shpejtë, më pas kanë mbërritur dhe zjarrfikësit dhe policia.
Si fëmija dhe nëna janë nxjerrë të gjallë nga makina, por kanë humbur jetën sapo kanë mbërritur në spital
Policia e Beratit/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.