Ledri Vula ka qenë dhe është një nga reperët më të pëlqyer nga gjinia femërore. Por pasi bëri publike lidhjen me Sara Hoxhën duket sikur vëmendja për reperin nuk është më tek jeta private dhe personale.
Por partnerja e tij ka bërë një pyetësor në rrjetet sociale dhe pyetjet më të shumta për të lidhen kryesisht me Ledrin. Dikush e pyet a e di që reperi të bëri të famshme dhe Sara jo vetëm që se mohon këtë gjë por thotë se ky është fakt.
Ndërsa përsa i përket faktit që ajo shkon në koncertet e tij, partnerja e reperit të njohur thotë se i shkon Ledrit në koncerte për faktin që është toksike, por sepse edhe shoqëria e saj është fanse e partnerit të saj.