Dhjetëra shoferë janë gjobitur nga Policia e Tiranës në rrugën nga kryqëzimi i “21 Dhjetorit” në drejtim të “Vasil Shantos”. Në fokus të “rrugorëve” të kryeqytetit ka qenë ndëshkimi i shoferëve që nuk respektojnë qytetarët në vijat e bardha.

Përmes “dronit edukues” dhjetëra drejtues mjetesh janë regjistruar nga ajri me dron pasi shkelin vijat e bardha dhe pak metra më tej janë pritur fizikisht nga efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë. Pasi janë njohur me masat përkatëse dhe shkeljet, kanë vazhduar udhëtimin.