Shoferi i makinës që përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme punëtorin që punonte në një firmë për asfaltimin e rrugëve në aksin Roskovec-Poshnje është arrestuar.
Pavarësisht se drejtuesi i mjetit tip “Peugeot” u largua nga vendngjarja, policia njofton se 58-vjeçari me iniciale T.H, banues në Berat u kap pak më vonë dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.
Burime bëjnë me dije se punëtori që u aksidentua për vdekje është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, 45-vjeç.
Njoftimi i policisë
Fier/ Informacion paraprak
Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).
Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.