Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport” përveç Kristjan Asllanit që ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore me zikaltërit, drejtuesit e Interit hedhin sytë te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Skriniarit, klubi zikaltër ka një listë lojtarësh dhe një prej tyre është dhe ai i mbrojtësit të Romës.
22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqtë nga kryeqyteti u aktivizua në total në Serinë A ka koleksionuar 17 ndeshje teksa nuk ka shënuar asnjë dhe asistuar asnjë herë.