Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në Facebook këtë mëngjes fjalët e Presidentit Harry Truman për themelimin e aleancës ushtarake.
Ne besojmë se është e mundur që kombet të bashkohen mbështetur në parimet madhore të lirisë njerëzore dhe drejtësisë. Por nuk mund t’ia dalim nëse qytetarët tanë përndiqen nga frika e përhershme e agresionit dhe barra e kostos së përgatitjes së kombeve të tyre individualisht kundër sulmeve. Lufta, për ne, nuk është e pashmangshme. Ne shpresojmë të ngremë një mburojë kundër agresionit dhe kundër frikës ndaj agresionit, që do të na lejojë të ecim përpara për të ndërtuar një jetë më të përmbushur e më të lumtur për qytetarët tanë. Në ka një gjë të sigurt sot, në ka diçka të pashmangshme në të ardhmen është vullneti i popujve të botës për paqe dhe liri”, ka thënë Truman.
Përmes këtij postimi Rama thotë se sot më shumë se kurrë vendet e NATO-s qëndrojnë të bashkuara krah njëra tjetrës.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë mesazh bashkimi të vendeve të NATO-s që sot më shumë se kurrë qëndrojnë në krah të njëra tjetrës, në aleancën më të fuqishme ushtarake, ku edhe Shqipëria jep kontributin e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama.