Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në fjalën e tij nga Kuvendi ka akuzuar qeverinë se është duke favorizuar disa kompani dhe nuk jep ndihmë reale për personat që vërtetë kanë nevojë.
Ai është shprehur se paratë të cilat tentohet t’u jepen oligarkëve, do të mjaftonin që të paktën të mos rritej taksimi për profesionet e lira.
Salianji tha gjithashtu se paratë e oligarkëve pastrohen me ndërtime, të cilat gjithmonë e më shumë shtohen dhe burimi i parave që përdoren nuk dihet ende.
Pa diskutim sot ka një pranim të një realiteti ku fjala krizë po përmendet sot nga qeveria vetëm për të justifikuar se më shumë se sa interesi për qytetarët kanë pritoritet të ndihmojnë në grusht oligarkësh me të cilët e kanë shqyer Shqipërinë dhe u japin llokma të mëdha të buxhetit. Nëse do të ishte dhënë kudo ndihmë reale do tu vinte koha edhe kompanive që marrin e japin tendera me qeverinë. Njihet mirë nga opinioni si ndahen tenderat. Nëse ndalemi tek prioritetet. A duhet të ndihmoheshin kompanitë që marrin para publike dhe i kthejnë në kulla?
E shihni që një pjesë e madhe e tyre janë edhe ata që duhet të ndihmohen për pastrim parash me ligjin për Amnistinë
A jemi ne koshientë a duhet të penalizoheshin kompanitë për vonesën e përfundimi të objekteve? Në vend të penalizohet favorizohen duke u dhënë para shtesë. Në këtë situatë këta vijojnë të marrin më shumë para.
Shihni se për çfarë bëhet diskutimi në publik këtë javë nga kryeministri, ministri e deputetë, për numrin e lopëve. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz, këta kanë hallin e lopëve, ndërsa për fermerët nuk ka asnjë ndihmë.
Shteti është i interesuar vetëm për një grup oligarkësh që i nisin me 50 milionë rrugët dhe i shkojnë me 170, e nisin me 70 dhe e përfundojnë me 700. Prandaj është e pamundshme, se paratë që ka marrë qeveria nga rritja e çmimeve nuk ndihmon shtresat në nevojë dhe bizneset e ndershëm, por shkojnë në xhepat e oligarkëve
Qeveria duhet të ketë prioritet që qershia nga fermeri shitet me 400 ndërsa në Tiranë shitet me 2000 lekë. Pra nuk fiton prodhuesi por vetëm oligarkët.
Sa lekë ka dhënë qeveria për të ndihmuar fermerët?
Naftën që ndan qeveria e marrin vetëm persona të lidhur me qeverinë dhe PS.
Pallati i Brigatave sot në media, tritol zyrtarëve, çfarë autoriteti ka shteti kështu? Ose janë persona problematik dhe janë në ato detyra, ose autoritetti i shtetit është në tokë.
Jo se Shqipëria nuk ka para, por nuk rishpërndahen në mënyrë të drejtë. Nëse do të kishte favorizim që do prekej biznesi dhe punëtorët do ta votonim pro.
Pa pikë turpi bëhet sikur ndihmohet popullsia kur paratë i marrin vetëm një grusht personash.
Paratë po pastrohen në Tiranë vetëm me ndërtim, sektor ku bankat nuk japin para si sektor me rrisk ndërsa ndërtimet rriten e burimi i parave nuk dihet nga vjen.
Sa i përket kategorive që i japin vendit përmes punës intelektuale në profesionet e lira, kërkoni ti rrisni taksimin. Paratë që po i jepni oligarkëve mjaftojnë që të paktën të mos rritet taksimi për ta.
Ju i merrni votat nga oligarkët dhe i ndani me ta.
Për shkak se është qeveri që i shërben një grushti njerëzish ndaj ka përfunduar kështu situata e qytetarëve shqiptarë, por dita po vjen”, tha ai.