Edhe për ditën e sotme vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit. Vranësirat e dendura në relievet malore në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 7-10m/s. Temperaturat parashikohen:
- në zona malore 20 deri 36°C
- në zona e ulëta 19 deri 40°C
- në zona bregdetare 21 deri 37°C