Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi forcat e armatosura ukrainase për rolin e tyre në tërheqjen ruse nga ishulli i gjarpërinjve.
Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, lideri i Kievit – raporton agjencia ukrainase UNIAN – tha se ai ishte “mirënjohës për, pilotët e aviacionit, ushtrinë dhe forcat ajrore”.
Pa dyshim, fjala kryesore sot është “Zmiyinyy” (në gjuhën ukrainase “gjarpër”). Ndoshta, u fol shumë për Zmiyinyy vetëm ditën kur anija ruse mbërriti atje. Por tani ishulli është përsëri i lirë. Ishulli Zmiyinyy është një pikë strategjike dhe ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi. Nuk kemi garanci se armiku nuk do të kthehet. Por tashmë i kemi kufizuar ndjeshëm veprimet e pushtuesve. Hap pas hapi do t’i shtyjmë nga deti, toka, qielli ynë” është shprehur Zelenskyy.
Ai gjithashtu dha një përditësim mbi situatën në rajonin e Donbasit, ku Rusia ka përqendruar sulmet e saj në javët e fundit
Situata në Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Epërsia e zjarrit të forcave ruse vazhdon ende. Ata kanë marrë tashmë gjithçka nga rezervat e tyre për të na goditur në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.” është shprehur Zelenskyy.