SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj shtatë ish-gjyqtarëve me pretendimin se s’ka asnjë vepër penale ndaj tyre.
Këtë të premte SPAK depozitoi në GJKKO kërkesën për pushimin e çështjes oër shtatë ish-gjyqtarët, Xhezair Zaganjori, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.
Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal dhe fshehje pasurie.