Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për projektligjin e legalizimit të kanabisit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji, shkruan se qeveria po bën bën fakt prodhimin e drogës, duke e përligjur me lejimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Më tej deputeti shton se nën qeverisjen e Ramës kanabisi gjendet shumë lehtë, ku dhe përdori ironinë se sot “afër shkollave më lehtë gjen kabais se çokollata”.

Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propagandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata! Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë! Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të hapur rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë”, shkruan Salianji.