Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale duke zbuluar edhe disa nga momentet më të bukura që e kanë emocionuar.
Deputetja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi se ccastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen. Nga momentet e lumtura të jetës së saj, deputetja veçoi momentin e diplomimit të djalit, duke shprehur se ishte shumë e emocionuar.
Kodheli është prej vitesh e martuar me bashkëshortin e saj arkitekt Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel.
Edhe në intervistat e mëparshme, ish-ministrja shqiptare është shprehur se në rininë e tij, bashkëshorti i saj, ishte një ndër meshkujt më të bukur të rrugës së Durrësit dhe edhe pse punonin në të njëjtin institucion, nuk kishin rënë në sytë e njëri-tjetrit.