Balerina Klaudia Pepa prej vitesh e ka ndërtuar karrierën e saj në shtetin fqinj, Itali.
Me talentin e saj ajo kryesoi midis shumë pjesmarrësve të tjerë në emisionin shumë të ndjekur në Itali, Amiçi. Por mesa duket përveç baletit, Klaudia ka edhe një ëndërr tjetër në sirtar. Endërr e cila së fundmi është vendosur në jetë.
Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.
Pavarësisht kritikave, Klaudia është ndier dyfish e emocionuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë: “Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale” – tha Klaudia më herët në një intervistë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë të mirë.