Vijojnë masat ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke sjell në orët e para të ditës dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa mesdita dhe pasditja shfaqin përkohësisht vranësirat në zonat malore. Por bregdeti dhe zona e ulët gjatë pjesës së dytë të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 17°C deri në 40°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzima 2 – 3 ballë.