Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Hagë.

Ai ka shpërndarë disa foto, ku shihet se është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Hagë-Me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtjmë që në burgun e Hagës mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.